Një i ri nga fshati Valare i Gjirokastrës është deklaruar i humbur në polici ditën e sotme.
Denoncimin e ka bërë babai i tij, shtetasi J.K, 69 vjeç, banues në Valare.
Ai ka treguar në polici se djali i tij, shtetasi S.K, 28 vjeç, vuan nga problemet mendore dhe është larguar nga banesa.
Nga ana tjetër mësohet se policia po punon për gjetjen e tij dhe kthimin në familje.
(E.V/Faxweb.al)