Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Marescos të Italisë ku për pasojë janë plagosur rëndë një 23 vjeçar shqiptar dhe një shtetase italiane, 28 vjeç.
Mësohet se furgoni me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin ujitës.
Mediat italiane bëjnë me dije se 23-vjeçari shqiptar me iniciale J.N ka pësuar dëmtime në gjymtyrët e poshtme, ndërsa 28-vjeçare italiane është goditur në kokë.
Dy të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndëtësore.
Discussion about this post