Të gjesh forcë në momentet kur mendon se nuk ka më shpresë. kjo ka ndodhur me këngëtarenVera Laçi. E ftuar dje në emisionin “Rudina” në Televizionin Klan ajo rrëfeu për dhimbjen më të madhje të jetës së saj, humbjen e të birit 22-vjeçar katër vite më parë.
Po mesa duket Vera ka rimbledhur veten dhe ka biorësuar një vajzë të vogël së cilës i është përkushtuar mjaft.
Denis Duka, 22-vjeç, u aksidentua për vdekje ka një automjet tip “Golf” teksa kthehej nga shtëpia e të fejuarës së tij, në urën e Shkozës, në periferi të Tiranës. Megjithëse kanë kaluar katër vite, dhimbja është e freskët në zemrën e nënës.
“Kjo dhimbje… nuk ka ngushëllim për nënën dhe për babanë. Prej nga ajo ditë jetë jonë ka ndryshuar totalisht, dhimbja është e tmerrshme. Thonë që dhimbja kalon me kohën por jo, dhimbja është e njëjta”, tha Vera duke kujtuar se e kishte humbur pak ditë pas një koncerti recital që kishte mbajtur.
E pyetur rreth këngës që i ka kushtuar të birit, Vera tha se me ndihmën e miqve kishte arritur të krijonte një këngë për djalin e saj por edhe më mamatë e tjera që kanë humbur fëmijët.
“Këto momente që kam kaluar janë të tmerrshëm, nuk jam vetëm unë, janë edhe mama të tjera”, tha ajo, duke falënderuar pa masë Agim Doçin dhe Edmond Zhulalin për këngën.
Por, sot Vera dhe bashkëshorti i saj Bilbili, kanë një arsye shumë të madhe për të vazhduar jetën: Ajo quhet Dea, vajza që e birësuan kur ishte 8-muajshe, ndërsa sot është 3 vjeç e gjysmë.
Ata e birësuan Dean më 24 Korrik 2014, datë që përkon me datëlindjen e Denit.
Kjo krijesë e brishtë do të kthehej në forcë për ta.
“E vetmja gjë që me qetëson është lumturia e Deas. Dea e ka mbushur jetën tonë. Ajo është gëzim është dashuri. Nuk e imagjinoj si do të ishte jeta jonë pa Dean. Me gjithë këto dhimbje që kemi ne i falim dashur pafund Deas”, tha Vera.
Vera tha se më vonë do të gjejë mënyrën e duhur për t’ia thënë të vërtetën Deas, por që gjithsesi ajo përgjithmonë do të mbetet vajza e saj dhe e Bilbilit. (E.K/SHUPLAKA)