Adoleshentja, 14 vjeçe, me krahë bionikë, e cila humbi duart nga meningjiti ndërsa ishte foshnjë, ka nisur punë si prezantuese televizive në emisionin paraprak të lajmeve, për të rinjtë. Tilly Lockey u diagnostikua me meningjit kur ishte vetëm 15 muajshe. Ajo do të jetë prezantuesja televizive e emisionit të lajmeve.
Tilly shpreson të frymëzojë fëmijë të tjerë me aftësi të kufizuara dhe të flasë për çështje që i interesojnë kësaj kategorie. Tilly Lockey, nga Consett, County Durham, Britania e Madhe, ka filluar punën në “Sky” – një shfaqje lajmesh për të rinjtë, ku shfaqen njerëz të famshëm dhe politikanë.
Pas besimit që mori 14-vjeçarja tha: Emisioni im është shfaqja e vetme e lajmeve në botë ku fëmijët dhe adoleshentët marrin fjalën për çështje të mëdha dhe vendosin ata që janë pushteti, për një moment.”
“Një mundësi e shkëlqyeshme për mua të raportoj për gjërat që më interesojnë më shumë, ndryshimi i klimës, të drejtat e barabarta, racizmi dhe natyrisht shpresoj se mund t’i frymëzoj fëmijët e tjerë me aftësi të kufizuara, se gjithçka është e mundur.”
Ajo ishte fëmija i parë britanik që përdori krahët biionikë 3-D dhe që prej asaj kohe ka udhëtuar nëpër botë për të promovuar përparimin teknologjik për “Open Bionics”. E reja ka fituar shumë çmime rreth mënyrës se si është marrë me paaftësinë e saj, madje luan edhe në piano.
Bota e zhvilluar përpiqet që të krijojë mundësi të barabarta që të ulë hendekun mes shtresave sociale, apo t’u vijë në ndihmë atyre të rinjve që nuk kanë mundësi dhe burimet e të tjerëve, por zotërojnë talent, me qëllim për përmbushjen e ëndrrave. Mos harrojmë se është punësuar në një media private.