Emrat e plotë të dy të rinjve që ranë pre e aksidentit në by-passin e Fierit, afër fshatit Pojan, pak para mesnatës së të martës, janë zbardhur gjatë orëve të para të mwngjesit të së mërkurës.
Burimet kanë raportuar për Fax News dhe Faxweb.al se vajza 19-vjecarje që humbi jetën rrugës për në spital, sepse nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të marra pasi mjeti që drejtonte doli nga rruga, quhet Xhesika Mjekra.
Ndërkohë, i riu që e shoqëronte si pasagjer në mjet viktimën Mjekra, që u lëndua prej aksidentit fatkeq, por që arriti të mbijetonte dhe ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve, është 21-vjecari Sabri Xherimeja.
Më herët, policia njoftoi se viktimë e aksidentit të rëndë ka rënë qytetarja me iniciale Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë. Sipas informacioneve, e ndjera nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
“Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.
Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, njoftoi më herët Policia e Shtetit.
Discussion about this post