Vajza që shihni në foto është 19 vjeçarja me origjinë nga Shqipëria, e cila humbi jetën, në Itali, e cila teksa po udhëtonte me të atin, makina humbi kontrollin dhe u përplas me një tjetër makinë.
Aksidenti ndodhi në Guastalla të Reggio Emilia, në Itali dhe vajza është identifikuar si Arijana Seferi, studente, nga Gostivari.
19 vjeçarja shqiptare po udhëtonte në një makinë Fiat Bravo së bashku me të atin, dhe u përfshi në një aksident me një makinë Fiat Multipla që dretohej nga një 55-vjeçar.
Makinat u bënë copa, teksa përfunduan jashtë autostradës, ndërkohë që për vajzën nuk mund të behej asgjë. Ajo u çua thuajse pa jetë në spital, ku gjeti më pas edhe vdekjen.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post