Familjarët e një 51 -vjeçareje, banuese në fshatin Kalis, kanë raportuar në Komisariatin e Policisë për largimin e saj nga banesa dhe mungesën e çdo kontakti me të.
Autoritetet policore kanë nisur menjëherë kërkimet dhe po zhvillojnë kontrolle intensive në zonë, duke përfshirë edhe monitorimin me dronë, me qëllim gjetjen e saj.
Njoftim:
Në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetases V . R., 51 vjeçe, banuese në Kalis, për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për gjetjen e saj.