Mbrëmjen e së enjtes, në aksin rrugor Fier-Roskovec në “Kthesën e Marinzës”, një automjet ka humbur kontrollin e ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10. Mësohet se shtetasi me inicialet O.F., ndërkohë që po drejtonte automjetin e tij tip “Golf”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar lëndime. Aktualisht, O.F. ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Policia na bën me dije se po hetohen shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 19:10, në aksin rrugor “Fier-Roskovec”, në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës”, shtetasi O. F., duke drejtuar automjetn tip “Golf” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë, është dëmtuar shtetasi O. F., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.