Në Vlorë ka ndodhur një aksident pasi një makinë tip Benz ka humbur kontrollin dhe pasojë është përplasur me dyqanin e qytetari i cili në atë moment ishte duke hapur qepenin e dyqanit.
Engjel Bilalaj është dërguar menjëherë në spital por jo si pasojë e ndonjë dëmtimi të aksidentit por sepse ka pasur probleme kardiake. Aksidenti është shkakruar nga Ervin Dedaj.
DETAJE:
Më datë 30.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në rrugën ”Sulejman Delvina”, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i 7 Pallateve”, ka ndodhur një aksident.
Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip Benz, i drejtuar prej shtetasit E.D., 42 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me dyqanin e shtetasit E.B., i cili në atë moment ishte duke hapur qepenin e dyqanit.
Shtetasi E.B., ka shkuar në Spiatal për ndihmë mjekësore, por jo si pasojë e ndonjë dëmtimi të aksidentit por sepse ka pasur probleme kardiake. Ka vetëm dëme materiale. Specialistët e Policisë Rrugore kanë vijuar procedurat administrative ndaj shtetasit E.D., sipas procedurave standarte. J.V/Faxweb)