Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit.
Policia shpalli në kërkim shtetasin P. B., 39 vjeç, pasi në rrugën “Halit Haxhija” dyshohet se, duke kryer manovra të rrezikshme me automjet.
Automjeti ka dalë nga rruga duke përplasur lehtë 5 këmbësorë, të cilët po lëviznin në trotuar dhe më pas është larguar duke braktisur automjetin.
Të dëmtuarit, pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore, janë larguar për në banesë. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.