Nga një aksident që ndodhi në Itali ka ngelur i plagosur një emigrant shqiptar. Kjo ngjarje ka ndodhur në në Kuneo të Italisë mbrëmjen e djeshme.
‘Targatocn’ shkruan se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mbeti i plagosur pasi mjeti i tij humbi kontrollin dhe u përmbys në rrugë. Po kështu shqiptari, rezident në Barge ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes përveç policisë dhe shërbimit të emergjencës ishte edhe një ambulancë e Kryqit të Kuq si dhe zjarrfikësja.