Humbja në përballjen ndaj Kroacisë mesa duket po i kushton shumë sulmuesit të kombëtares, Nicolai Jorgensen. Por ditët e fundit 27-vjeçarit i ka dalë në mbrojtje vetë Federata Daneze e Futbollit, duke dënuar publikisht kërcënimet me jetë që ka marrë lojtari në rrjetet sociale.
“Mjaft! lexohej në menaxherin e drejtuesve të futbollit danez në “Tëitter”. Komuniteti ynë i futbollit nuk pranon kërcënime me vdekje ndaj futbollistëve. Njerëzit e Danimarkës nuk sillen kurrë në mënyrë të tillë ndaj shtetasve të vet. Eshtë situatë e papranueshme dhe do t’i kërkojmë ndihmë policisë që të mbyllim këtë marrëzi.”
Kujtojmë që gjithçka ka nisur në ndeshjen kundër Kroacisë, kur Jorgensen humbi penalltinë vendimtare në “ruletën ruse”, çka bëri të ndaj tij të vërshojnë kërcënime të ashpra, shumë të rralla për vendin nordik. (B.H/Faxweb)