09:46 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Humbi të afërmin nga Covidi, mjeku Dasho zbulon të gjitha peripercitë: Shkoi në spital privat, urgjenca nuk erdhi kurrë, për asnjë anëtar të familjes nuk u mor tamponi

07:41 | 06/08/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritja e frikshme e rasteve me Covid, Basha mbledh ekspertët: 4 pyetjet që kanë mbetur pa përgjigje nga Marsi

Nga Erion Dasho

NJË SISTEM QË KA RËNË- Mungesa e kontrollit mbi COVID-19 dhe papërgjegjshmëria e institucioneve shëndetësore me sa duket po materializohet në një situatë të rr.ezikshme. Një situatë intensive dy ditore (fatkeqësisht e pasuar nga humbja e jetës së një personi të afërm) më bindi plotësisht se asnjë nga hallkat e sistemit shëndetësor nuk funksionon më.

Në se që nga muaji maj kam shkruar e folur se “Shqipëria ndodhen në mëshirën e tekave të virusit”, sot mund të shkruaj se edhe mëshira e virusit arriti në kufi. Tashmë sistemi shëndetësor është në kaos të plotë. Në vijim një përshkrim gjakftohtë i fakteve:

MJEKSIA E FAMILJES

Ndonëse e gjithë familja manifeston shenja që sugjerojnë për COVID, nuk ka patur asnjë kontakt me mjekun e familjes. Arsyeja? Ndoshta duhet kërkuar tek deklarata e përditshme e Ministrisë së Shëndetësisë që rekomandon ose 127 ose numrin e gjelbër në rast dyshimi për COVID.

SISTEMI SHËNDETËSOR PRIVAT

Një nga pjesëtarët e familjes kërkoi kujdes shëndetësor pranë një strukture private. Skaneri fliste për COVID, klinika për COVID, epidemiologjia për COVID dhe, sigurisht, mjeku privat i rekomandoi trajtimin anti-COVID. Asnjë masë apo interesim për pjestarët e tjerë të familjes. Asnjë element koordinimi me sektorin publik (domosdoshmëri në raste epidemish).

URGJENCA MJEKSORE

Ndonëse numri 127 u thirr disa herë dhe u kërkua me ngulm realizimi i tamponit, Urgjenca Mjeksore asnjëherë nuk erdhi. Pas insistimit tim, familja bleu një puls oksimetër. Kur u konstatua se oksigjenimi i një familjari ishte 84%, ky parametër ju njoftua 127-ës. Ambulanca erdhi me mbi një orë vonesë.

SISTEMI SPITALOR PUBLIK

Urgjenca Mjeksore e dërgoi pjestarin e moshuar të familjes në një prej spitaleve COVID. Nga momenti i shtrimit nuk pati asnjë komunikim midis stafit dhe familjavëve. Me përfshirjen time dhe insistimin konstant, arritëm të merrnim vesh vetëm informacion të cunguara. Asgjë zyrtare. Rreth 30 orë pas pranimit në spital, familja njoftohet se familjari i tyre kishte humbur jetën. Stuktura e promovuar si “spital i specializuar COVID” mezi e mbajti një ditë në jetë të sëmurin.

TRAJTIMI ME DINJITET DHE MBËSHTETJA

As që mund të mendohet mbështetja psiko-sociale për pjestarët e tjerë të familjes. Ata nuk dinë se ç’të bëjnë më parë – të vajtojnë prindin që humbën apo të kenë frikë për jetën e tyre. Asnjë prej tyre nuk ka bërë tamponin, ndonëse ende kanë shenjat klinike të sëmundjes. Askush nuk jep përgjigje as edhe për një pyetje të thjeshtë: “Në kushtet kur të gjithë familjarët janë të izoluar, si do të kryhen shërbimet e fundit ndaj të ndjerit?”

STATISTIKAT DHE RAPORTIMET

Sot do të pres raportimin ditor të vdekjeve nga COVID. Nuk e di në se ky rast do të raportohet si i tillë. Të shohim…

Shpesh nuk ka nevojë më tepër se një rast për të bërë radiografinë e një sistemi dhe çfarë shkruajta më lart provon se sistemi ynë shëndetësor sot ka rënë!

Duke u marrë me njeriun e afërt, unë komunikova me mjekë të stërmunduar, të lodhur dhe në prag të dorëzimit. Konstatova një sistem i cili nuk është në gjendje të mbrojë shëndetin dhe jetën e shqiptarëve!

Vetëm një shërbim mund t’u bëjnë sot shqiptarëve personat që kishin marrë përsipër parandalimin dhe kontrollin e covid-it në shqipëri: të largohen! Dikur kam thënë “të largohen pasi t’u kërkojnë falje shqiptarëve”! Sot fjalët janë të tepërta! Thjesht të ikin… Një orë e më parë… Llogaritë mund të bëhen më vonë…

Pas

Shfryhen ndihmat për tërmetin, fatura 500 mln euro po financohet nga buxheti

Para

U largua papritur nga ekrani, flet për herë të parë Ilda Bejleri: U lodha nga klishetë, isha mësuar…

Para
U largua papritur nga ekrani, flet për herë të parë Ilda Bejleri: U lodha nga klishetë, isha mësuar…

U largua papritur nga ekrani, flet për herë të parë Ilda Bejleri: U lodha nga klishetë, isha mësuar...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rrëzimi i Avionit të Air India: 270 Viktima, SHBA dhe BE Shprehin Shqetësim për Hetimet

Partia Socialiste merr pjesë në Kongresin Zgjedhor të SPD, mbështetje për reformat dhe integrimin

Kurti: Serbia Mund të Nxisë Incidente gjatë Vidovdanit në Gazimestan

Iran: Funeral Shtetëror për 60 të Rënë, Mes Tyre Komandantë dhe Shkencëtarë Bërthamorë

Sulm i Natës në Odesë: Dy të Vdekur dhe Nëntë të Plagosur nga Goditja Ruse

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.