Rreth 14 orë pas rënies së tërmetit një grua është nxjerr e gjallë nga rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës.
Diena Meçaj 30 vjeçe është dërguar mënjherë në spitali për ndihmë mjekësore por nuk ka arritur të mbijetojë. Ndërkohë kujtojmë vajza e saj 8-vjeçe u njerr e pajetë nga rrënojat e pallatit 6 katësh në Durrës.
Gjithashtu, mësohet se pak vite më parë bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë gjithashtu si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
“Pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Rreth 2 orë më parë, Renea nxorri edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”, njoftonte Policia më herët.