Brenda një muaji kanë humbur jetën 4 aktore pornostare për arsye ende misterioze.
Olivia Nova, August Ames, Yuri Luv, dhe Shyla Stylez, humbën jetën në mënyrë të papritur edhe pse në moshë të re.
August Ames vrau veten në 8 dhjetor pasi u sulmua në rrjete sociale për shkak të një statusi “homofobik”, Yuri Luv u dyshua se vdiq nga mbidoza ndërsa Shyla Stylez vdiq në gjumë.
Kolegia e tyre u ka dhënë shpjegim këtyre vdekjeve duke fajësuar rrjetet sociale dhe bullizimin ndaj këtyre vajzave.
“Në rrjete sociale informacionet shoqërohen me komente, që shpesh janë të pakëndshme për aktoret. Ky është një realitet dhe shpesh liria e një njeriu që të bëjë çfarë të dojë me jetën e vet seksuale mbetet thjesht formale,”- u shpreh vajza.
(F.M/Faxweb)