03:51 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Humbin shpresat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Hapja e negociatave jo në Presidencën gjermane

14:50 | 12/11/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Humbin shpresat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut:  Hapja e negociatave jo në Presidencën gjermane

Tashmë duket se është zyrtare: Konferencat Ndërqeveritare që shënojnë hapjen edhe de fakto të negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk do të zhvillohen as këtë muaj e as në dhjetor.

Edhe pse ishte parashikuar të mbahet gjatë Presidencës gjermane kjo çështje është shtyrë vitin e ardhshëm e sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në gjysmën e dytë të vitit kur presidencën e ka një vend ballkanik si Sllovenia. Kjo edhe për traditë(vendimet e rëndësishme për Ballkanin janë marrë nga kur presidencën e kanë shtete të rajonit) por edhe për shkak të Pandemisë, si dhe zhvillimeve politike kryesisht në Shqipëri, ku përpara janë zgjedhjet parlamentare.

Kjo u bë e ditur nga konferenca e mbajtur online nga ministri gjerman i Shtetit për Europën,  Michael Roth bashkë me homologët e tij nga Portugalia dhe Sllovenia, ku  është diskutuar që tre partnerët po punojnë për drejt hapjes së konferencave të para për dy vendet e Ballkanit.

Tre ministrat kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku përfshihet pikërisht edhe kjo pikë.  “Zgjerimi i BE është një çështje tjetër qendrore e Presidencës Trio. Tre partnerët e BE po punojnë drejt hapjes së konferencave të para për pranimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Edhe këtu, cilido vend që mban Presidencën e Këshillit duhet të angazhohet në negociata të vazhdueshme dhe shpesh komplekse për të bërë përparim, veçanërisht për çështjet që kërkojnë kompromis”, thuhet në deklaratë.

Nder çështje te tjera te Agjendës së Presidencës që do të vijojnë të ndiqen nga Portugalia dhe Sllovenia janë: Promovimi i shtetit të së drejtës pran vijimin e dialogut te nisur në 13 tetor, nën presidencën gjermane,”diskutim horizontal” në nivelin e BE-së.

Portugalia dhe Sllovenia kanë njoftuar synimin e tyre për të vazhduar me forcë këtë dialog gjatë presidencave të tyre dhe për të siguruar që çështja të mbetet shumë e lartë në agjendën e tyre. Presidenca gjermane e BE-së do të pasohet nga Portugalia (gjysma e 1-re e 2021) dhe Sllovenia (gjysma e 2-të e vitit 2021).

Pas

‘E adhuroj…’, ish-gruaja e Shkëlzen Berishës nis punë të re në Suedi, do të jetë në ballë të…

Para

Kaosi nga pandemia, që prej 2008 nuk është parë situatë e tillë në spitalet angleze. Zgjatet lista e pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor

Para
Kaosi nga pandemia, që prej 2008 nuk është parë situatë e tillë në spitalet angleze. Zgjatet lista e pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor

Kaosi nga pandemia, që prej 2008 nuk është parë situatë e tillë në spitalet angleze. Zgjatet lista e pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.