Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli në fjalën e tij gjatë mbledhjes mësohet se ka bërë përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 Prillit, kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Teksa ka shprehur hapur dëshirën për të drejtuar Partinë Demokratike, ai është shprehur kundrejt kryetarit Basha se ai nuk është i pazëvendësueshëm dhe se nëse ai është bartës i një projekti të ri, atëherë ai është kujtesa e projektit të shteruar.
“Nuk je i pazevendesushem, PD ka njerez shume te mire qe mund te te zevendesojne. Kerkoj dorheqjen e Kryetarit te PD humbja e 25 prillit e patolerueshme.
Problemet ne zgjedhje nuk duhet te justifikojne humbjen; per nje pjese te problemeve je vet pergjegjes. Per nje pjese tjeter, ke qene i pazoti ti ndalosh.
Lufta per voten behet brenda sistemit; Kjo lufte do vazhdoje sa here te kete zgjedhje.
Ne luften per voten ke pasur me shume sukses brenda sistemit se sa jashte sistemit – pervojat: ‘15 me mire se ‘21, dhe keto dukshem me mire se ‘17, apo dhe me keq, nga ‘19.
Nuk je aspak i nevojshem per luften institucionale per voten; kemi ekipin me te mire dhe ekspertize te shkelqyer. Ata qe na dhane fitoren tende ne 2011; luften politike e bejme me nje koncept te ri, me qasje te re dhe me frymezim te ri, me besushmerine, me vertetesine dhe me vendosmerine si tipare qe ty te kane munguar.
Je humbes i perseritur prej defekteve personale; Humbja eshte e jotja- pergjegjesia jotja.
Te kemi mbeshtetur duke sakrifikuar identitetin tone dhe profilin politik; karieren dhe cdo gje.
Nuk dhe shprese; nuk ngjalle besim; nuk bashkove flukset, profilet, kontributet, por ndave. Kane dale me shume parti nga PD ne vitet qe drejton ti se ne 20 vjetet para teje.
Drejtove cdo gje vetem dhe pa forume, pa perfshire askend.
E ndertove opoziten me kauza rastesore dhe ishe i destinuar te dilje humbes. Braktise shume kauza duke korruptuar besimin e mbeshtetjes.
Nuk ndertove raport te qarte dhe besimi me aleatet strategjik; mbete peng i lobimeve private dhe nuk pate asnjehere nje qasjes solide dhe strategjike.
Mos u fshih pas mbeshtetjes qe kerkon lart e poshte ne Parti. Edhe Berisha kishte mbeshtetje absolute ne parti, por kishte realizmin te ikte.
Ti nuk mund te ndertosh me asgje te re. Nqs une jam bartes i nje projekti te ri ti je kujtesa e projektit te shteruar dhe humbjes.”, mësohet të ketë thënë Kadilli në mbledhje.
(R.G/Faxweb.al)