04:40 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Humbja e 44 milionë dollarëve me kompaninë greke, LSI nxjerr emrat: Haxhinasto vuri në dijeni Ramën, të merren në pyetje Ahmetaj, Çano, Qendro e Balla

12:58 | 07/09/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Haxhinasto: Ashtu siç kanë bërë vendet e tjera, duhet një pakt kombëtar për Integrimin!

Lëvizja Socialiste për Integrim  ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura sot nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës , se ish-ministri Edmond Haxhinasto është përgjegjës për prishjen e kontratës me kompaninë greke “Aktor”, kontratë e cila do ti kushtojë Shqipërisë 44 milionë dollarë.

LSI ka publikuar një letër ku Haxhinasto e informon kryeministrin Rama për vonesën e punimeve, për shkak të pamundësive ekonomike të kompanisë në fjalë.

LSI thotë se duhej të pyeteshin zyrtarë të lartë në ARRSH në lidhje me këtë marrëveshje të prishur, dhe se para se ti përmendnin emrin kësaj partie politike duhet të tregojnë se pse Rama nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për shqetësimet e ngritura nga Gjiknuri.

Deklarata e plotë e LSI-së:

Në tentativën e radhës për të hedhur baltë ndaj LSI, Belinda Balluku e urdhëruar nga Edi Rama ka nxjerrë një deklaratë dezinformuese ndaj LSI-së.

Për të informuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Fugën që përgatit Deklaratat e Ministrive të Rilindjes, iu bëjmë me dije se para se të përmendni emrin e LSI duhet të thërrisni që t’iu sqarojnë:

Znj. Eridana Çano ish Zv Drejtore e Kabinetit të Kryeministrit të Rilindjes Edi Rama. Personi i ngarkuar nga Rama për ndjekjen e mbarëvajtjes së këtij projekti dhe komunikimin me ARRSH, Ministrinë dhe firmën greke AKTOR.

Arben Ahmetaj, ish Ministër i Financave dhe personi që firmoste dhe aprovonte buxhetet, shpronësimet dhe rimbursimin e TVSH-së. Arbitrazhi është humbur pikërisht për mosrimbursimin e TVSH-së dhe shpronësimeve.

Afrim Qendron, që ishte kryetari i Këshillit Teknik dhe ishte ai që miratonte çdo ndryshim projekti që kishte efekt në buxhet.

Dhe si mund të evitoni Taulant Ballën nga marrja në pyetje, që jo vetëm përdori kunatin dhe motrën për lëvizjen e parave por edhe listën e njerëzve që punësonte në Elbasan.

Cila është lidhja e Kristlen Kerrit me Taulantin?

Së fundmi, i bëjmë thirrje Prokurorisë, të zbulojë pse janë zhdukur e-mailet e komunikimit mes Eridana Çano-s dhe drejtuesve të njësisë së menaxhimit të projektit Z. Aksel Gjurduka dhe Z. Albens Alite?

Përpara se Znj. Balluku të bëjë deklarata inati ndaj Damian Gjiknurit, e këshillojmë që të shikojë letrat mirë. Meqënëse është dhe ish-studente e Fakultetit Juridik Tiranë.

Ankesa e firmës Greke AKTOR ka ardhur në ARRSH, një javë pasi Dashamir Xhika ka dhënë dorëheqjen. Trajtimi i këtyre ankesave duhet të ishte marrë në konsideratë nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qëndro.

 Kur LSI qenka kaq e rëndësishme, përse firma Greke ka nisur gjyqin me qeverinë shqiptare në 2019-ën, 2 vite pasi LSI ishte në opozitë dhe pse kryeministri Rama nuk ka marrë asnjë veprim ndaj informimit që Ministri i LSI-së Z. Haxhinasto i bëri në Mars 2016-ën, me anë të një letre zyrtare mbi problematikat me firmën Greke në rrugën Tiranë-Elbasan.

Kaq për momentin…

Pas

Isa Mustafa zbardh prapaskenat e takimit të Hotit me Vuçiç në “Shtëpinë e Bardhë”: E padrejtë të thuhet se LDK fali Ujmanin, ja çfarë diskutova me Haradinajn

Para

Luis Suárez drejt Juventusit, uruguajani lojtari i 14 që do të luajë edhe me Messin edhe me Ronaldon

Para
Barcelona ja del edhe pa Mesin, fiton përballë Granadas

Luis Suárez drejt Juventusit, uruguajani lojtari i 14 që do të luajë edhe me Messin edhe me Ronaldon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.