Trajneri Ernest Gjoka e vlerësoi pozitivisht paraqitjen e Kukësit në humbjen minimale 1-0 ndaj Sherif Tiraspolit.
Në një intervistë për mediat moldave Gjoka deklaroi se sfidën e vendosi një episod, sipas teknikut tiranas skuadra verilindore i ka të gjitha shanset për tu kualifikuar në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave në “Elbasan Arena”
“Mendoj se kemi bërë një ndeshje pozitive, pavarësisht se përballë kishim një kundërshtar të fortë si Sherifi. Ndeshja u vendos vetëm nga një episod, por megjithatë ne kemi mundësitë tona në takimin e kthimit.
Me meritë rezultati u ruajt deri në fund nga gjithë skuadra dhe sigurisht portieri bëri detyrën e tij. Ne kishim rastet tona për të shënuar në pjesën e parë, por nuk ia arritëm. Bëmë një gabim të vogël te penalltia dhe mendoj se kjo ishte ajo që na ndëshkoi”, deklaroi trajneri.
(E.K/SHUPLAKA)