20:36 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Humbja e parakohshme e Kasem Hysenbelliut/ Meta dhe Basha mesazhe ngushëllimi: Lajm tronditës, humbje e pazëvendësueshme për median e lirë shqiptare

10:16 | 05/12/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndahet nga jeta presidenti i “Fax News” Kasem Hysenbelliu

Ndarja e parakoshme nga jeta e presidentit dhe themeluesit të Fax Media News, z. Kasem Hysenbelli ka tronditur të gjithë botën e medias, bashkëpunëtorët si dhe ndjekësit e një prej mediave të pavarura në vend, ndërsa menjëherë pas këtij lajmi të hidhur kanë reaguar dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta si dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohshme nga jeta të Kasem Hysenbelliu, Presidentit të “Fax News”, kësaj media të lirë, të pavarur e dinjitoze.

Në këto momente të vështira jam pranë nënës, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve e gazetarëve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Solidaritet me të gjithë gazetarët e “Fax News” dhe Faxëeb.al, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë misionin dhe ëndrrën e lënë përgjysmë nga Presidenti Hysenbelliu, për të ndërtuar një media të lirë, zëri i çdo qytetari në nevojë dhe çdo kauze sociale, zëdhënëse e pakompromis e opinionit publik.
I paharruar kujtimi i Kasem Hysenbelliut!
U prehsh në paqen e merituar!”, shkruan presidenti Meta, ndërsa dhjetëra e dhjetëra mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur në redaksinë e Faxëeb dhe Fax News tv.

“Jam i hidhëruar nga lajmi tonditës për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut, një qytetar i angazhuar dhe luftëtar i medias së lirë. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Hysenbelliu për këtë humbje të rëndë! Lutjet dhe mendimet e mia janë sot me ta, si dhe me miqtë, kolegët dhe ekipin e televizionit Fax News.
Për ne që e kemi njohur personalisht, Kasemi do të mbetet shembulli i njeriut kurajoz, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë dhe një përkrahës i të drejtës dhe të vërtetës. Ai do të kujtohet si një ndër kontributorët e spikatur në fushën e medias, themelues dhe president i televizionit Fax News, administrator i gazetës më të madhe në vend “Panorama” dhe i televizionit “News24″.
Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këtë humbje tragjike. U prehtë në paqe!”, shkruan Lulzim Basha, ndërsa për humbjen e një prej sipërmarrësve më të guximshëm në median shqiptare.

Etiketa: ilir metaKasem Hysenbellilulzim basha
Pas

E shndërroi Fax News dhe Faxweb në ”shtëpinë e të gjithëve”, si e nisi karrierën në media presidenti Kasem Hysenbelliu

Para

E ndaluan në rrugë dhe e qëlluan/ Detaje nga ekzekutimi i efektivit 26-vjeçar të FNSH-së

Para

E ndaluan në rrugë dhe e qëlluan/ Detaje nga ekzekutimi i efektivit 26-vjeçar të FNSH-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.