12:59 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Humbja e vendeve të punës katastrofike”, Arben Shkodra: Qeveria të plotësojë kërkesat, për situata të tilla kemi paguar taksa

16:27 | 31/03/2020
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Humbja e vendeve të punës katastrofike”, Arben Shkodra: Qeveria të plotësojë kërkesat, për situata të tilla kemi paguar taksa

Sekretari i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar, Arben Shkodra foli në një lidhje me skype me Fax News në lidhje me propozimet e kësaj shoqate për qeverinë për masat që duhet të marrë për parandalimin e dëmeve ndaj biznesit si pasojë e vendimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Shkodra tha se, sektori më i prekur është ai i eksportit të produkteve të lëndës së parë e indistrisë së lehtë dhe apeloi për ndërhyrje të menjëhershme të shtetit.

“Nuk është se bëmë ndonjë gjë më shumë se të përkasim dhe hamendësojmë se cilat mund të jenë problematikat bazuar në matje, analiza dhe ngjarjet më të fundit dhe asaj çfarë sidomos prodhuesit po kalojnë. Ne e dimë shumë mirë se si po sillen eksportuesit dhe importuesit e vendeve të tjera drejt nesh, kush është barra fiskale në kurriz të sipërmarrjeve, me punonjësit në sektorë të ndryshëm dhe se si po sillet tregu ku ne eksportojmë produktet tona. Kërkesat tona janë për të parandaluar një situatë jo të mirë. Kemi një problem në importimin jo të produkteve ushqimore, por të industrisë së lehtë. Ka një problem me transportin ndërkombëtarë të makinerive që iu shërbejnë prodhuesve. Duhet ta themi se kemi një lehtësi në tregjet e brendshme”.

Rreziku më i madh sipas tij është humbja e vendeve të punës ç’ka do të ishte katastrofike tha Shkodra, duke shtuar se e gjitha varet nga likuiditeti nga ana e qeverisë ndaj sipërmarrjes.

“Duhet të synojmë të mbajmë vendet e punës të punonjësve dhe do na krijonte një fizionomi pas daljes nga kriza. Nëse nuk ruajmë vendet e punës dhe shtimin e tyre, do përballemi me pasoja katastrofike. Çëshjta e vendeve të punës do të varet shumë nga likuiditeti i kompanive prodhuese. Mbase qeverisë i duken gjëra të pakapërcyeshme por kjo do të shmangte një gjendje shumë të rëndë më pas. Fatkeqësisht nuk është marrë vëmendja e duhur, pasi ka shkuar tek sistemi shëndetësor, dhe ishte e pranueshme në fakt, por prap e kuptueshme është që qeveria të merrej me grupet vurnerabël, më pas duhej të fillonte të hidhte sytë tek ekonomia që ju garanton mirëqënie pensionistëve, grupeve vurnerabël etj”.

Ai tha se e kuptonte situatën e jashtëzakonshme por edhe sipërmarrja e biznesi sipas tij, për këtë i paguan taksat, që qeveria t’i përgjigjet në situata të jashtëzakonshme.

“Sipërmarrësit po mundohen të mbijetojnë, duke shpenzuar ndoshta edhe më shumë, nga ana tjetër kjo është një situatë e jashtëzakonshme dhe për këtë i paguajmë taksat qeverisë, që të përgjigjet edhe ndaj nesh. Jemi të vetëdijshme se kjo është një gjendje e jashtëzakonshme por e tillë duhet të jetë edhe ndërhyrja e qeverisë, duhet me patjetër që me guxim të kontribuojë dhe mos lejuar sipërmarrësit të shkojnë drejt zeros, nuk është koha për të parë dhe për të matur, është koha për të vepruar.

Por kur do të shikohen pasojat dhe në çfarë dimensionesh?

“Edhe brenda muajit prill do shikoni pasojat e ngurimit të qeverisë, brenda këtij viti do të kemi një situatë të vështirë sa i përket punësimit, por edhe rënies së tregjeve me jashtë, konkurencës. Sapo kishim filluar të merrnim veten në eksporte, do të kthehemi në pikën zero dhe do ta bëjë Shqipërinë më shumë të varur nga investimet e të tjerëve se sa vendase. Qeveria duhet të marrë në konsideratë faktin se duhet të investojë në ekonomi qoftë në aspektin social qoftë në sipërmarrjen dhe biznesin. Edhe në rajon Serbia po përgatit një masë të jashtëzakonshme për të garantuar likuiditet në ekonomi, Kosova po ashtu. Nëse nuk merren masa të menjëhershme për të subvencionuar, qeveria duhet të rishikojë menjëherë se mund të dalin me mijëra njerëz në asistencë. Sektori fason, i tekstileve por edhe sektorët që kishin varësi mbi 70% me eksportin janë prekur”, tha Shkodra.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Arben Shkodra
Pas

Deri në 4 vjet burg: Arrestohen 272 të infektuar që thyen karantinën

Para

Soreca dhe Basha flasin me skype, diplomati: Ja për çfarë folëm

Para
Soreca dhe Basha flasin me skype, diplomati: Ja për çfarë folëm

Soreca dhe Basha flasin me skype, diplomati: Ja për çfarë folëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mali i Zi shkurton orarin e punës! Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Lezhë/ Vijon operacioni “Koordinata”, arrestime dhe fidanë kanabisi të asgjësuar në Malin e Rrencit

Dyndje turistësh në Theth! Bizneset kërkojnë vëmendje: Probleme me energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje

E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet për çështjen. Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

Sulmi rus që la pas 12 të vdekur në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

Mes tensioneve politike, mbahen sot zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Operacioni “Enigma” ku u vu në pranga Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë! Nën masa të larta sigurie, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatën e Durrësit

Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.