19:00 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Humbja me Francën, flet Edi Reja: Është ekip i madh, por prisja më shumë, do takohem me Dukën për të ardhmen

07:56 | 18/11/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Humbja me Francën, flet Edi Reja: Është ekip i madh, por prisja më shumë, do takohem me Dukën për të ardhmen

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka analizuar humbjen 2-0 të pësuar kundër Francës në intervistën e dhënë për RTSH në përfundim të takimit.

“Kemi parë qartë cilësitë e Francës sot. Ne, gjithsesi, kemi reaguar dhe kemi patur dy raste në pjesën e dytë. Edhe në Turqi kemi krijuar raste për gol, por nuk i kemi konkretizuar. Më pas, kur ke përballë lojtarë si Giroud dhe Griezmann, gjithçka bëhet më e vështirë”.

“Prisja diçka më shumë, edhe sot kemi shpërdoruar një pjesë loje. Megjithatë, kemi bërë diçka të mirë në pjesën e dytë. Nota për këto eliminatore? Para se të kërkosh kualifikimin në Europian, duhet të punosh një vit me ekipin”.

“Unë erdha në mes të rrugës dhe kemi bërë disa ndryshime. Nuk mund të pretendosh t’i gjesh menjëherë zgjidhjet, por jam i kënaqur me atë që kemi bërë në pak kohë. Unë kam aktivizuar rreth 22/23 lojtarë, që do të thotë se kam një ide të përgjithshme”.

“Skema kushtëzon Hysajn dhe Roshin? E respektoj mendimin, por nuk jam dakord. Ky sistem loje na ka ndihmuar të luajmë mirë kundër Islandës dhe Turqisë, dy ekipe që konsiderohen më të mirë se ne nga të gjithë. 

Ne duhej të kishim fituar kundër Turqisë dhe skema nuk hyn fare. Këta njerëz duhet t’i shikojnë ndeshjet dhe jo të flasin kot. Rinovimi? Nuk e di. Kur të takohem me Dukën, do të flasim. Doja të mbyllja këtë cikël dhe të krijoja një ide të përgjithshme për ekipin. Nuk ka asnjë problem në lidhje me këtë”.

Pas

Vuçiç në spital prej problemeve me zemrën, rivali i tij: E dua të gjallë

Para

U filmuan duke u puthur, zbulohet identiteti i të dashurit biznesmen të Genta Ismajlit

Para
U filmuan duke u puthur, zbulohet identiteti i të dashurit biznesmen të Genta Ismajlit

U filmuan duke u puthur, zbulohet identiteti i të dashurit biznesmen të Genta Ismajlit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Copëtoi djalin e saj me sëpatë në Itali, nëna zbulon shkakun e vrasjes makabër

I dërguari special i SHBA, Witkoff viziton qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Gazë

Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, SPAK kërkon pushimin e çështjes për dy të pandehurit

Draft Kodi i ri Penal, reagon Delegacioni i BE në Tiranë: Jemi të shqetësuar, mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes! S’janë në përputhje me standardet Europiane

Pas aksionit të prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth, Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit: Kurora e artë e Shqipërisë

Starmer dhe Zelensky përshëndesin ultimatumin e Trump ndaj Rusisë për paqen

Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në Nju Jork dhe Nju Xhersi, autoritetet shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Kreu i Republikës Sprska Milorad Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, unë mbetem president

Zhvillohet samiti i bashkëpunimit midis Turqisë, Italisë dhe Libisë, në fokus emigracioni dhe shfrytëzimi i burimeve energjetike në Mesdhe

Rritja e tarifave nga SHBA, pesë produktet që tashmë shiten më shtrenjtë në Kanada

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.