Ditën e sotme Atalanta u mund nga Napoli në Bergamo me rezultatin 1-2. Pas sfidës foli mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti.
Ai nuk e fshehu zhgënjimin nga kjo humbje, megjithatë tregohet optimist për sa i përket të ardhmes së skuadrës duke thënë se ka potencial të madh.
“Humbja na dogji shumë, pjesën e dytë e menaxhuam shumë mirë ndeshjen. Barazuam 1-1 dhe mund të shënonim të dytin, por pastaj ata shënuan pas gabimit tonë. Skuadra është e plotë, ka shumë cilësi dhe ka të rinj që iu duhet përvojë për t’u përmirësuar. Mund të bëjmë gjëra të mëdha në këtë kampionat, por duhet të jemi të kujdesshëm. Këtë vit kampionati është shumë më i balancuar, por ne mund të bëjmë mirë”, u shpreh Gjimshiti për DAZN.
Discussion about this post