Deputeti i partisë Socialiste Erion Barçe, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, është shprehur se fajin për humbjen e Shqipërisë ndaj Skocisë e ka vetë ai.
Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Pannuci është njëri aty, I përzgjedhur si bast dhe jo si trajner.
Më tej në shkrimin e tij Braçe thekson se Kombëtarja nuk mund të jetë ekipi i “njerit”, “atij”!
“Kombetarja duhet rithemeluar! Kete here mbi NDERSHMERINE! Por, Ky, Ata qe kane pronesuar futbollin nuk e bejne dot! Nuk kane as nderin e diturine per ta bere!
Kosoves, vijojme ti grabisim lojtare, ne fakt duhet ti kishim marre nderin, talentin, pasionin, disiplinen, deshiren, dinjitetin, organizimin dhe seriozitetin, duke patur mbi kurriz peshen e rende te Kombit!”- shkruan Braçe.
Postimi i plotë
Kush mendon qe fajin e ka Panuci, gabon, madje gabon si perserites! Panuci eshte njeri aty,i perzgjedhur si #Bast, jo si Trajner.#Shqiperine e mundi Skocia e dyte, jo ekipi i pare, i dyti i tyre;#Shqiperia si ekip nuk egziston!Por pertej tij,ESHTE FUTBOLLI I KETYRE!Kane shpikur futbollin e tyre dhe, eshte i tille, humbes prej aftesise, humbes me dashje!
#HUMBES, nga 17 vjecaret deri tek te rriturit, ata qe “luajten” sot!
Te mundesh prej aftesise eshte krejt normale, gare eshte, fitohet dhe humbet! Por kur humb me dashje, te ve poshte, te mban aty, nuk ngrihesh dot me; E ben njehere por nuk e ke ne kontroll!
Nuk eshte 90 minuta, kurre! Nis tek ajo qe mendon per Kombetaren; Nuk mund te jete ekipi i “njerit”, “atij”! Se eshte ekipi i njerit, atij, hyn e del, rri por edhe zhduket fare, Cilido, shpesh pa cilesi, pa minuta, diletant por sillet aty se menaxheret e tyre kane aksesin e duhur.
Kombetarja duhet rithemeluar! Kete here mbi NDERSHMERINE!
Por, Ky, Ata qe kane pronesuar futbollin nuk e bejne dot! Nuk kane as nderin e diturine per ta bere!
Kosoves, vijojme ti grabisim lojtare, ne fakt duhet ti kishim marre nderin, talentin, pasionin, disiplinen, deshiren, dinjitetin, organizimin dhe seriozitetin, duke patur mbi kurriz peshen e rende te Kombit!
Naten e mire dhe boll shate ne italisht, ta kerkojme, pranojme, korrigjojme, fajin ne shqip!
Nje here te vetme ta pranojme! I keni para syve fajtoret! Jane shqiptare, madje nga ata qe nuk e meritojne, kurre!
vo: Kosova eshte nje bukuri.
(M.Q/Faxweb.al)