Gjendet i vdekur në rrugët e Sao Paulo, ish-sulmuesi brazilian i Vasco de Gama, Valdiram Caetano de Morais. Lajmin e bëjnë me dije mediat ndërkombëtare sipas së cilave, ish-ylli brazilian ishte person problematik, pasi u përfshi në trafikimin e lëndëve narkotike dhe të alkoolit.
Sipas mediave, ish sulmuesi de Morais po kalonte një kohë të vështirë duke u endur rrugëve, madje përmes një video në Youtube ai u kishte bërë thirrje miqëve të tij për ndihmë, pasi kishte humbur të gjitha paratë e tij dhe ishte i pastrehë.
36 vjeçari u gjend i vdekur këtë të shtunë, ndërkohë policia e San Pablos konfirmoi vdekjen e tij.
Ish-futbollisti u gjend i pajetë në Rrugën Santa Eulalia, në zonën veriore të kryeqytetit të São Paulos, ndërkohë që sipas autoriteteve, ai kishte shenja dhune në trup, gjë e cila tregon se është vrarë.
Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar tre persona, të dyshuar si autorët e vrasjes. Valdiram Caetano de Morais ishte papunë dhe i pastrehë, klubi Vasco de Gama vendosi ta ndihmonte dhe në 2018 i pagoi atij një periudhë rehabilitimi në një klinikë në San Paolo. Ai qëndroi atje për të paktën 6 muaj, deri kur u shpall i humbur dhe më pas u gjet i vrarë.
Si futbollist ai arriti të përmbushte ëndrrën e tij, të luante si profesionist, por personaliteti i tij ishte armiku i tij më i madh.
Gjatë viteve të fundit si një profesionist, ai nuk e fshehu më vartësinë e tij ndaj drogës dhe alkoolit, varsi e cila do të ndikonte si në shëndetin e tij edhe në jetën e tij financiare
“Kam kaluar nëpër luginën e vdekjes së vdekjes”– u shpreh ish-futbollisti në një intervistë në vitin 2015, kur po ashtu ishte në një qendër rehabilitimi.
(B.L/FAXWEB.AL)