Charlie Watts, bateristi legjendar i grupit “The Rolling Stones” është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare.
Bashkëthemeluesi i grupit të famshëm, kishte disa javë që i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje emergjente, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetsore.
Muzikanti kishte hequr dorë nga turneu i fundit i grupit të famshëm ditët e fundit, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij. Problemet e tij shëndetësore ishin të njohura tashmë: në 2004 ai u diagnostikua me kancer në fyt dhe iu nënshtrua dy operacioneve.
Watts, festoi ditëlindjen e tij të 80-të në qershor, ai iu bashkua “The Rolling Stones” në vitin 1963.
Zyrtari i tij për shtyp Bernard Doherty tha se Watts “vdiq paqësisht në një spital në Londër i rrethuar nga familja e tij”.
“Charlie ishte një burrë, baba dhe gjysh i dashur dhe gjithashtu si anëtar i Rolling Stones një nga bateristët më të mëdhenj të brezit të tij,” tha Doherty.