10:26 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

‘Humor hamburgez’, shakaja e kancelarit me gazetaren që solli furtunë reagimesh

09:31 | 06/07/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Humor hamburgez’, shakaja e kancelarit me gazetaren që solli furtunë reagimesh

Pak ditë para se kryeministri Edi Rama të shqiptonte masën drastike të përjashtimit të gazetarit Klevin Muka, opinioni mediatik gjerman u morr intensivisht me një sjellje – sipas mendimit të shumicës së komentuesve – arrogante të kancelarit Scholz ndaj gazetares politike të DW, Rosalia Romaniec. Ngjarja ndodhi pikërisht në konferencën e shtypit në përfundim të samitit të G7-ës në Elmau, të Bavarisë.

Pyetja e saj: A do të mundeshit të specifikoni se çfarë sigurie i garantojnë fuqitë e G7-ës Ukrainës, edhe pas luftës?

Scholz: “Po.” Pas një pauze ngërqeshet dhe shton: “Do të mundesha.” Sërish ngërqeshet, ngre vetullën, sheh nga publiku. Shumë pak gazetarë i bashkohen ngërqeshjes së kreut të qeverisë. “Kaq ishte!”, thotë ai dhe shton edhe një racion ngërqeshjeje.

Videoklipi bëri xhiro në media sociale gjermane, vetëm në Twitter ai është klikuar mbi 1,6 milionë herë. Shumica e shikuesve ishin të indinjuar. Shumë komentues dhe përfaqësues të medias e quajtën sjelljen e kancelarit “arrogante” dhe të padenjë për postin e tij si kancelar, si njeri, por edhe si organizator i samitit.

Rosalia Romaniec, gjermane me prejardhje nga Polonia, e ruajti mirësjelljen, por reagoi në Twitter,

“Sa keq, zoti Kancelar! Kur kam mësuar gjermanisht më kanë rekomanduar që në konferenca shtypi ta ruaj formën e mirësjelljes. Dhe e kisha seriozisht me atë pyetje”.

Më të ashpër ishin kolegët e tjerë, shumica drejtues departamentesh në gazetat dhe revistat kryesore të Gjermanisë.

“Siri, përkufizo arrogancën”, shkroi në Twitter, Mathieu von Rohr, drejtues i departamentit të jashtëm, në revistën Der Spiegel.

Siri, definiere Arroganz pic.twitter.com/JF5EyfJnOq

— Mathieu von Rohr (@mathieuvonrohr) June 28, 2022

Markus Decker, nga Redaktion Netzwerk Deutschland, shkroi po në Twitter. “Të trajtosh me arrogancë një gazetare që bën një pyetje plotësisht legjitime me një ton të sjellshëm – kjo është gjë që s’bëhet. As si njeri dhe as si kancelar.”

Kryeredaktorja e të përditshmes gjermane, tageszeitung, Ulrike Winkelmann, e quajti këtë reagim “momenti Schröder”, duke iu referuar kështu ish-kancelarit socialdemokrat (1998-2005). “Pyetja që karakterizonte konferencat e shtypit me të ishte, se a do të arrinte egoja sallëmbushëse e tij që ta degdiste renë e egove të gazetarëve nëpër qoshkat dhe cepat më të largët të sallës. Në të shumtën e herës fitonte egoja e Schröderit”, kujton ish-korrespondentja parlamentare, Winkelmann në një artikull. “Është një lojë ndërmjet qeveritarëve dhe gazetarëve, është edhe lojë për pushtet”.

Humor hamburgez

Scholz vetë më në fund, të dielën, më 3.7.2022, e zgjidhi enigmën e sjellës që indinjoi gazetarët. Pas shumë spekulimesh në media për motivin që e shtyu të sillej në atë mënyrë, në intervistën e madhe të verës në ARD, për pyetjet e bëra nga gazetarja për garancitë e sigurisë për Ukrainën ai tha: “Është ende herët që të flitet për këtë temë ashtu si duhet, sepse mund të prodhonte kriza”. Dhe shtoi: „Dhe kur e njëjta pyetje bëhet për herë të tretë, mund të thuhet edhe, se kësaj pyetjeje i jam përgjigjur”.

Politologu, Werner Weidenfeld, i cili ka vite që vëzhgon komunikimin e kancelarëve, Helmut Kohl, Gerhard Schröder, Angela Merkel dhe tani Olaf Scholz, kishte spekuluar që më parë se kjo sjellje e Scholzit, kishte qenë një lloj humori hamburgez. “Scholz komunikon në një mënyrë të relaksuar, miqësore, hamburgeze, por i mungon saktësia strategjike”, tha ai në një intervistë për DW.

Stil i vjetruar

Por Weidenfeld është i mendimit se ky stil nuk përputhet me nevojat e kohës dhe vetëkuptimin e shoqërive të sotme. Sidomos në këto kohëra të ndërlikuara, me probleme serioze si kriza e klimës, pandemia e koronës dhe lufta në Ukrainë, është vendimtare që kreu i një qeverie të mos e lëshojë nga dora pushtetin e interpretimit. “Prandaj edhe është kaq e rëndësishme që të sqarohet opinioni”, thotë Weidenfeld. “Politika është pikërisht pushteti i interpretimit që ofron dhe ndërmjetëson një politikan.”

Ulrike Winkelmann, kryeredaktore e taz-it, së paku vëren një efekt pozitiv nga ky incident. Ai tregoi se vetëdija e gazetarëve ka evoluar, dhe se ata nuk janë më të gatshëm të pranojnë heshturazi qoftë edhe një shaka të pakuptuar. “Loja për pushtetin tashmë funksionon me rregulla pak më ndryshe”, shkruan Winkelmann. “Ndërprerja e fjalës, keqinterpretimi apo injorimi i pyetjes, këto janë teknika kulturore pa të ardhme. E ky është ndërkohë një verdikt shpartallues”.

Pas

Maqedonia në ‘flakë’ nga propozimi francez për negociatat/ 47 policë të lënduar pas protestave të dhunshme

Para

Me urimin plot sheqer për Dagzin Einxhel konfirmoi shtatzëninë?

Para
Me urimin plot sheqer për Dagzin Einxhel konfirmoi shtatzëninë?

Me urimin plot sheqer për Dagzin Einxhel konfirmoi shtatzëninë?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Masa e SPAK, Berisha mbërrin në Prokurorinë e Posaçme

Po tentonte të kalonte Kanalin Anglez, mbytet varka në brigjet franceze! Një i vdekur dhe 61 të shpëtuar

Pretendojnë se iu vodhën vota, Djathtas 1912 dhe 11 kandidatë kërkojnë pamjet e numërimit nga KQZ

Plagosi babanë me armë të modifikuar, arrestohet 23-vjeçari në Fier

Grabitja si në filma/ Morën 3 milionë euro dhe dogjën autoblindat, 11 të arrestuar në Itali

U vranë 160 të burgosur shqiptarë, përkujtohet 26-vjetori i masakrës së Dubravës

Pesë vjet nga Brexit/ BE dhe Mbretëria e Bashkuar zhvillojnë sot samitin e parë dypalësh në Londër, në fokus mbrojtja dhe ekonomia

Masa e SPAK, Berisha paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme

Kryebashkiaku properëndimor i Bukureshtit fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Sot seanca e 18-të për konstituimin e Kuvendit! A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.