Ditën e djeshme ikona e humorit shkodran, Besnik Çinari ka pësuar një atak kardiak dhe është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës.
Ndërkohë gazetari i njohur sportiv, Defrim Methasani me anë të një postimi në rrjetet sociale ka apeluar për ndihmë për mjeshtrin madh të humorit.
“Përsh miq. Isha mësuar ta shoh në skenë dhe në ekran, ta takoj në kafe, apo evente. Por ndjeva dhimbje sot tek e takova në reaminacionin e pavionit të kardiologjisë. Ju gjenda me aq sa munda, por humoristi dhe artisti shkodran Besnik Çinari ka nevojë për më shume. Ndaj ju ftoj ta mbështesim, kush mundet dhe sa mundet…Të shkuara mjeshtër”, shkruan gazetari.
Besnik Çinari është një nga humoristët më të njohur jo vetëm në Shkodër, por edhe më gjerë. Ai është një skenarist tashmë i sukseshëm i komedive të cilat kanë mbushur teatrin “Migjeni” dhe sallat e teatrove të tjerë në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Miqtë dhe kolegët e tij e përkufizojnë si: “Një improvizues të mrekullueshëm dhe gjithmonë në biseda për artin”.
(M.Q/Faxweb)