14:08 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Hushi”, reagon Astrit Patozi: Ata që kanë mërzitur Agimin po e bëjnë Shqipërinë si Sirinë, çfarë s’i panë sytë edhe më 22 korrik

14:07 | 06/08/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Hushi”, reagon Astrit Patozi: Ata që kanë mërzitur Agimin po e bëjnë Shqipërinë si Sirinë, çfarë s’i panë sytë edhe më 22 korrik

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi është shprehur se ata që janë mërzitur nga ato që ka thënë Hushi po e bëjnë Shqipërinë të krahasueshme me Sirinë, pa luftë civile.

Ai thotë se ky akt apo shpërthim I Hushit nuk ka për të qenë I fundit sepse njerëzit e artit shquhen për shfrime të tilla emocionale.

Reagimin e tij ai e quan të sinqertë dhe jopolitik, edhe pse e konsideron një reagim patetik.

Patozi sulmon edhe Bashën duke thënë se Hushit çfarë nuk I kanë parë sytë edhe me 22 korrik, pasi sipas tij fama e farsës elektorale të Bashës I kaloi kufijtë.

REAGIMI I PLOTË:

PËR ATA QË MALLKUAN DHE HEROIZUAN AGIM HUSHIN

Agim Hushin e njoh që kur isha femijë, ndaj nuk dua të flas për të, se do të më konsiderohej konflikt interesi. Por më ka bërë përshtypje histeria kundër tij, pas lamtumirës së tenorit të shquar, i cili shpalli publisht zghënjimin total nga njerëzit që na qeverisin.

Natyrisht, në reagimin e Agim Hushit ka doza të forta patetizmi, por ai, në fund të fundit, është i siqertë.

Ndaj e kam të vështirë për ta pranuar këtë agresivitet të pazakontë, me të cilin u përcoll largimi i tij nga Shqipëria. E cila me shumë gjasa, nuk ka për të qenë përfundimtare, pasi zakonisht njerëzit e artit shquhen për shfrime të tilla emocionale.

Por me aq sa kuptoj, si ata qe derdhën atë duf urrejtjeje, edhe të tjerët që gati na e paraqitën si martir të vuajtjeve të kombit, janë më të ekzagjeruar se postimi i çiltër i Agim Hushit.

Të parët, janë ata që e shohin atdheun me ngjyra të forta dhe të ndezura, ata që nuk pranojnë t’ua shash, cilado qoftë arsyeja. Edhe Agimi, në fakt nuk e shau, por ata e kanë të lidhur edhe flamurin, edhe himnin, edhe historinë, edhe Rilindjen (atë të Naim Frashërit, jo këtë shakanë e Edi Ramës), madje edhe kombëtaren e futbollit me emrin e njeriut që na udhëheq. I cili sipas tyre, nuk mund te mos na bëjë krenarë dhe nuk mund te drejtojë një atdhe të keq. Dhe për pasojë nuk të falin kurrë po i dole kundër adhurimit të tyre.

Të dytët e shohin, Shqipërinë vetëm bardhë e zi, dhe nëse dikush thotë se është velur apo neveritur nga ardheu, do të thotë se automatikisht shkaktar është vetëm kryeministri. Duke harruar, që përpara se të merrte vendimin e vet historik, Agim Hushi kishte dalë nga “çadra e lirisë”, të cilën edhe vetë projektuesit e saj nuk e përmendin më si një epope të lavdishme. Për të mos thënë pastaj, se çfarë i kanë parë sytë Agimit më 22 korrik, edhe nëse nuk ka qenë fare në Shqipëri, se fama e farsës së Lulzim Bashës i kapërceu disa fish kufinjtë e atdheut.

Në fakt, gjesti dëshpërues i Agimit, sipas meje, i përfshin të dyja, ndaj edhe përfundimi ka qenë ekstrem. Ikje masive ka vetëm atëherë kur mungon shpresa dhe atë nuk e ka vetëm në dorë vetëm pushteti, por po aq edhe opozita. Ndaj askush nuk duhet të çuditet e aq më pak të hidhet përpjetë, pavarësisht se mënyra e interpretimit të artistit ha shumë debat. Eshtë e njëjta lodhje që ka kapluar qindra e mijëra shqiptarë, të cilët njësoj si sirianët, po dynden në sportelet e azilkërkimit në Europë. Të cilët njësoj si Agimi, nuk kanë asgjë me atdheun e tyre, por që nuk dinë ku ta zbrazin mllefin me ata që na qeverisin.

Ndaj lërëni në hallin e vet Agimin t’i përjetojë i qetë emocionet e tij, qofshin këto edhe të papërmbajtura. Tek e fundit, edhe po ta teprojë pak dhimbja e artistit nuk i sjell ndonjë dëm atdheut. Kurse këta që kanë mërzitur Agimin po i bëjnë gjëmën çdo ditë e më shumë Shqipërisë, duke e bërë të krahasueshme me Sirinë, edhe pse këtu nuk ka pasur luftë civile.

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: patozi
Pas

Plagosja tek” Komuna e Parisit”, dinamika e atentatit (VIDEO E RE)

Para

Atdheu që të dëbon, këto që vuajta 27 ditë në Atdhe nuk i kam vuajtur 27 vjet jashtë Atdheut

Para
Atdheu që të dëbon, këto që vuajta 27 ditë në Atdhe nuk i kam vuajtur 27 vjet jashtë Atdheut

Atdheu që të dëbon, këto që vuajta 27 ditë në Atdhe nuk i kam vuajtur 27 vjet jashtë Atdheut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasan/ Kthen lokalin në kazino ilegale, arrestohet 31-vjeçari në Belsh

Maqedonia e Veriut/ Kryeministri Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas

Lavrov takohet me Kim Jong Un, Koreja e Veriut riafirmon mbështetjen e saj për veprimet ushtarake të Rusisë

Gramsh/ Humbi jetën nga masivi i dheut, policia arreston dy persona. Akuzohen për dy vepra penale

I kërkuar në Belgjikë, kapet në Kapshticë 31-vjeçari shqiptari

Granit Xhaka me të ardhmen e pasigurt, ish-trajneri i PSG-së e shikon si prioritet

“Vendi që e adhurova”, erdhi pas 35 vitesh në Shqipëri, ndahet papritur nga jeta ish-ambasadori gjerman i 2 korrikut të ambasadave

Lideri suprem i Iranit kërcënon të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Hapja e ambasadës gjermane/ Werner Daum: Ndodhi diçka e bukur, lindi liria! Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë , arrestohet autori i plagosjes me thikë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.