05:50 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hyn në ditën e tretë greva e urisë në Poçem, punëtorët: Këtu deri në vdekje, 27 rroga të prapambetura

09:27 | 19/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hyn në ditën e tretë greva e urisë në Poçem, punëtorët: Këtu deri në vdekje, 27 rroga të prapambetura

Grevistët e Poçemit kanë hyrë në ditën e tretë që kur kanë marrë aktin ekstrem ndërsa njëri prej tyre që prej ditës së djeshme ka paraqitur probleme shëndetësore dhe për këtë është dërguar dy herë në spital, por që ka vendosur të rikthehet tek kolegët e tij.

Ai tha gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të Fax News se, nuk do të tërhiqen nga grave e urisë deri në vdekje.

“Dje kam qenë dy herë me probleme me tensionin 8.6, por ne do te jemi këtu deri në vdekje, nuk dalim deri në vdekje nga këtu. I lutem kryeministrit të marrë masa, jemi 850 punëtorë këtu të rafinerisë por nuk do të tërhiqemi, deri në vdekje jemi këtu”.

Një tjetër gravist tha se kushtet e tyre janë të qarta, shlyerjen e pagave të prapambetura dhe nisjen e punës, ndërsa rrëfeu se gruan e ka të papunë dhe njërit prej djemve të tij ia ka ndërprerë studimet për shkak të mungesës së të ardhurave teksa bën edhe një apel për qeverinë.

“Rrogat e prapambetura dhe vazhdimi i punës, kushtet janë të qarta. Ka mjek që na qëndrojnë pranë, kemi një shokun tonë me hipertension. Nuk dalim nga kjo dhomë. Ne përfësojmë pjesën më të madhe të punonjësve. Nuk kemi ardhur këtu për kushte por për grevë urie, jemi vetëm për pagat dhe vazhdimësi të punës, nuk kërkojmë kushte këtu ku jemi. Familjarët tanë janë jashtë, kemi përkrahje totale edhe nga qyteti. Familja ime prej 4 vetash më ka mua si sigurues të të ardhurave, gruaja pa punë, dy djemtë në shkollë, njërit prej tyre ia kam ndërprerë prej një jave studimet. Thirrje kryeministrit të shikojë me përgjegjshmëri këtë grevë. Nuk poguajmë dot drita, ujë dhe televizor. Shpresojmë një reagim nga qeveria, dje ishte një përfaqësues i Avokatit të Popullit, mbajti shënim kërkesat tona, shpresojmë nga qeveria dhe ministrja Balluku”.

Një grevist tjetër tha se ka një proces gjyqësor të tejzgjatur për rrogat e prapambetura duke treguar se ka plot 27 të tilla.

“Ne kemi ardhur për kushtet ekonomike familjare, të na bashkohen shokët që janë jashtë, qeveria të mbajë një qëndrim. Ne kemi mbetur pa një drejtim. Kam gati 27 rroga pa marrë, kemi një process gjyqësor të prapambetur, bashkë më disa kolegë të tjerë”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: greva e urisePocem
Pas

Drogë dhe armë, policia arreston 32-vjeçarin në Mermaliaj, ja për çfarë akuzohet

Para

Falsifikoi viza dhe pasaporta, arrestohet 26-vjeçarja

Para
Falsifikoi viza dhe pasaporta, arrestohet 26-vjeçarja

Falsifikoi viza dhe pasaporta, arrestohet 26-vjeçarja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.