Të gjithë qytetarët mund të bashkojnë periudha e sigurimit në të dy shtetet në mënyrë që të mos humbasin asnjë kontribut, pavarësisht kohës dhe vendit ku derdhur. Nëse një shqiptar aplikon në Itali për lidhjen e pensionit, do të jenë institucionet italiane që do të shkëmbejnë informacion me institucionet shqiptare për të bashkuar periudhat e sigurimeve të personit.
Ky proces bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe është IMS Italian. Nga kjo marrëveshje mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet apo sigurimet për papunësinë. Po të njëjtat përfitimi i kanë edhe afro 4 mijë italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri.
Sipas vendimit të senatit Italian, kostoja për pensionet e shqiptarëve në vitin 2025, përllogaritet në 51.6 milionë euro dhe deri në vitin 2032 përllogaritet të arrijë në 270 milionë euro.
Për të marrë pension në Itali duhen minimalisht 20 vite punë, ndërsa në Shqipëri duhen minimalisht 15 vite. Por me këtë marrëveshje të gjithë ata që nuk plotësojnë kushtin minimal të viteve të punës, kanë mundësi të përfitojnë sepse vitet e punës bashkohen.