Sot, policia greke me anën e një njoftimi për shtyp deklaron se per muajin korrik janë dëbuar për në vendet e tyre të origjinës, për hyrje të paligjshme 841 emigrantë.
Për muajin korrik, policia greke kthehu për në vendet e tyre të origjinës, shtetas te tjerë të kombësive të ndryshme. Në kurriz të këtyre shtetasve të vendeve të treta, jane vendimet për kthim dhe deportim lëshuar nga autoritetet perkatese për hyrje të paligjshme në Greqi.
Si gjithnje, numri më i madh i kthimeve ishte për Shqipërinë (377), Irak (141), Pakistan (74), Gjeorgji (43), Bangladesh (29), Turqi (28), Algjeri ) dhe Iranit (18).
Per shtatmujorin e pare Greqia ka debuar 4.267 shqiptar nga 7.959 te kthyer me kombesi te ndryshme.
Te kthyer simbas muajve
Janar 628
Shkurt 648
Mars 668
Prill 745
Maj 738
Qershor 463
Korrik 363