Mbrëmjen e kaluar në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Raguna 1” ka hyrë në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive shtetasi Mehmet Aliaj, 60 vjeç dhe nuk ka dalë më nga uji.
Dyshimet janë se Aliaj është mbytur për shkak të motit të keq që ka përfshirë mbrëmjen e djeshme të gjithë vendin.
Nga kërkimet paraprake personi në fjalë nuk është gjetur dhe kërkimet janë ndërprerë për shkak të motit të paqëndrueshëm.
Sot kanë filluar përsëri kërkimet nga Stacioni i Policisë së Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbaret të cilët po punojnë për gjetjen e 60 vjeçarit.
(E.K/Faxweb.al)