FIFA u detyrua të reagonte pas trazirave për praninë e pajustifikuar të shefit turk në fushë pas fitores dramatike të Argjentinës në penallti kundër Francës të dielën. Nusret, siç është emri i tij i vërtetë, është parë duke mbajtur trofeun e Kupës së Botës dhe duke kërkuar të fotografohet me disa lojtarë, ku më i dalluari është Lionel Messi. Imazhet, të cilat u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, tërhoqën tallje dhe kritika pasi lojtarët u shfaqën të hutuar, madje të zemëruar, në përpjekjet e tij për t’u imponuar në festime.Megjithatë, FIFA kishte refuzuar të komentonte incidentin deri të enjten. Duke thyer heshtjen e saj, një zëdhënës i saj tha: “Pas shqyrtimit, FIFA zbuloi se individët fituan akses të paautorizuar në fushë pas ceremonisë së mbylljes në stadiumin Lusail më 18 dhjetor. Do të merren masat e brendshme të duhura”
Sigurisht nga imazhet që janë bërë virale, Salt Bae është parë i veshur me akreditimin zyrtar të FIFA-s në fushë. Ai iu afrua dy herë Messit, duke tentuar të bënte një foto, por u largua nga lojtari. Megjithatë, duket se ai më në fund ia arriti qëllimit pasi më vonë postoi një foto të tyre së bashku në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
Rregulloret e FIFA-s kufizojnë hyrjen në stadium në rast festash dhe lejojnë vetëm fituesit dhe krerët e shteteve të prekin trofeun. Organizata konfirmoi se prania e Nusretit ishte e paautorizuar!
Në një deklaratë të lidhur në faqen e internetit të FIFA-s, bëhet e qartë se: “Dizajni i tij aktual daton në vitin 1974. Si një nga simbolet sportive më të njohura në botë dhe një ikonë e paçmuar, trofeu origjinal i Kupës së Botës FIFA mund të preket dhe ajo mbahet vetëm nga një grup njerëzish shumë të përzgjedhur, ku përfshihen ish-fitues dhe krerët e shtetit.’
Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit, Gianni Infantino, vizitoi restorantin e shefit të kuzhinës në Katar gjatë Kupës së Botës dhe tha: “Futbolli bashkon botën dhe Nusret gjithashtu bashkon botën”.