Policia ka njoftuar se ka nxjerrë nga deti trupin e pajetë të të riut nga Kosova i cili u mbyt sot në Shëngjin pasi hyri për t’u larë bashkë me shokun e tij në detin e trazuar.
” Shëngjin Informacion paraprak. Me datë 09.09.2017, është marrë njoftim nga një shtetas, banues në Kosovë, se së bashku me shokun e tij është futur në det tek “Rana e Hedhun ” për tu larë dhe shoku i tij nuk ka mundur të dalë .
Menjëherë kanë shkuar shërbimet policore të patrulles së përgjithshme dhe të policisë kufitare ku në bashkëpunim me rojen bregdetare, u bë i mundur konstatimi dhe nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të shtetasit të identifikuar si E.A. 27 vjeç, banues në Kosovë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes” thuhet ne njoftimin e policise. (B.H/Shuplaka)