16:41 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hysaj: Gjysma e qeverisë shqiptare, janë përfshirë në vjedhje dhe korrupsion, japin me konçension asete të Flotës detare të Shqipërisë

14:59 | 21/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hysaj: Gjysma e qeverisë shqiptare, janë përfshirë në vjedhje dhe korrupsion, japin me konçension asete të Flotës detare të Shqipërisë

Jola Hysaj në një deklaratë për mediat është shprehur për koncesionet dhe tenderat që jepen nga qeveria. Sipas saj, gjysma e qeverisë shqiptare, me gjithë Kryeministrin, janë përfshirë në një akt të qartë vjedhjeje e korruptimi, duke dhënë me konçension territore dhe asete të Flotës detare të Shqipërisë. Hysaj thotë se dhënia me koncension e bazës detare të Limanit në Sarandë, zhbën rolin bazë të Flotës detare, atë të kontrollit dhe sigurisë së kufijve detarë.

Pas kontratës nga Ministria e Infrastrukturës për Portin e jahteve, një muaj më vonë ministria e Financave nëshkroi një kontratë për ndërtim hotelesh e vilash, shton Hysaj. Vetëm dy ditë pasi Gjykata vendosi në sekuestro bazën, Ministria e Infrastrukturës miratoi rregulloren e funksionimit dhe sigurisë, të Portit që do të ndërtohet me koncesion në territorin ujor të Bazës, kjo tregon sa larg është shkuar me vjedhjen sipas Hysajt. Në mbyllje ajo shprehet se kandidatët e koalicionit janë alternativa e opozitës kundër kandidatëve të bandave dhe shpellës.

Jola Hysaj: Gjysma e qeverisë shqiptare, me gjithë Kryeministrin, dhe me firmën begenisëse të presidentit të Republikës, janë përfshirë në një akt të qartë vjedhjeje e korruptimi, duke dhënë me konçension territore dhe asete të Flotës detare të Shqipërisë.
Edhe pse ligji shqiptar nuk parashikon koncension për pronat e ushtrisë, kryeministri që firmos ‘fap e fap’, dhe ministrat e tij që firmosin sipas urdhrit, jo ligjit, e kanë dhënë badihava bazën detare të Sarandës.

Edhe pse jemi vend i NATO-s, nuk ka siguria rëndësi, as zhvillimi i qyteteve për taksapaguesit, por pasurimi i qeveritarëve dhe 3 përqindëshit që jeton në kurriz të tyre, dhe shfrytëzon pasuritë e përbashkëta publike. 40 mijë metra katrorë të bazës detare në Sarandë futen në xhepin e atyre që duan të ndërtojnë port jahtesh dhe vila dhe përfundojnë në llogaritë offshore, të atyre që japin lejen e tjetërsimit të një aseti ushtarak që i përket shtetit.

Dhënia me koncension e bazës detare të Limanit në Sarandë, një pikë rreth 100 milje larg bazës më të afërt, të Pasha Limanit, e izolon këtë të fundit dhe zhbën rolin baze të Flotës detare, atë të kontrollit dhe sigurisë së kufijve detarë. SPAK e ka vendosur nën sekuestro preventive territorin e Bazës Detare, me argumentin se dhënia me qera ka cënuar operacionalitetin e Flotës, por kontrata e koncesionit për Portin e Jahteve qëndron në fuqi.

Strategjia ka qenë e qartë që në vitin 2019, kur nisi skema për gllabërimin e bazës detare, dhe koncesioni i portit ishte hapi i parë i një plani që parashikonte eleminimin e Bazës, pa e nxjerrë më parë nga Plani i Përhapjes. Pas kontratës nga Ministria e Infrastrukturës për Portin e jahteve, një muaj më vonë ministria e Financave nëshkroi një kontratë për ndërtim hotelesh e vilash. Për të kuptuar se sa larg është shkuar me vjedhjen, dhe sa lart është marrë vistoja për të, mjafton fakti që vetëm dy ditë pasi Gjykata vendosi në sekuestro bazën, Ministria e Infrastrukturës miratoi rregulloren e funksionimit dhe sigurisë, të Portit që do të ndërtohet me koncesion në territorin ujor të Bazës.

Kjo ishte një shenjë e qartë për Gjykatën se ishte futur në ujra të turbullta. Ky është një veprim tipik prej organizate mafioze dhe jo qeverie të një republike parlamentare. Ky është veprimi i një njeriu që ka në dorë të gjitha pushtetet dhe i sheh gjykatat si anekse të qeverisë. Ky është rasti për të kuptuar se Edi Banda me 40 hajdutë e quan vjedhjen “zhvillim” dhe don ta shesë si të tillë. Por, nëse duket si vjedhje, tingëllon si vjedhje dhe i vjen era vjedhje, nuk është gjë tjetër veçse vjedhje. Këtë bandë grabitësish të pasurive publike duhet ta largojmë me forcën e votës së lirë. Më 14 maj, kandidatët e koalicionit me qytetarët dhe Shqipërinë janë alternativa e opozitës kundër kandidatëve të bandave dhe shpellës.
Bashkë fitojmë!

Pas

2 vite hetime/ Trafikonin drogë, shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Belgjikë, dhjetëra të arrestuar

Para

Kryeministri japonez viziton Ukrainën për bisedime me Zelenskyn

Para
Kryeministri japonez viziton Ukrainën për bisedime me Zelenskyn

Kryeministri japonez viziton Ukrainën për bisedime me Zelenskyn

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosja me thikë në Korçë, zbardhen detaje, autori i zuri pritë 15-vjeçarit në një rrugicë dhe…

Kryeministri britanik ngre zërin nga Tirana: Nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve, Putin do paguajë çmimin

Rama u citon Kanunit liderëve europianë teksa i fton për drekë: Sa herë që të vini në Shqipëri do të jeni të mirëpritur

BE, e gatshme të bëjë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezë”/ Ursula von der Leyen: Jemi në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët

Berisha nga Samiti i IDU në Bruksel/Zgjedhjet në Shqipëri, më të dhunuarat sipas anëtarëve të IDU – Rama nuk do e gëzojë këtë mandat

Ngjarje e rëndë në Maliq/14-vjeçari plagos me thikë një tjetër të mitur

‘Jemi në epokë të re, por të paqëndrueshme’, Starmer në Tiranë: Rusia po luan lojëra! Nëse nuk ulet në tryezën e bisedimeve duhet të paguajë çmimin

Meloni: Urime Edit për rizgjedhjen tërësisht të papritur

“Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane

Macron uron Ramën për fitoren: Urime për rezultatin, rrugëtimin europian dhe besim që shpreh tek Europa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.