02:41 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Hysaj i del në krah De Biazit: Nuk prishet grupi për dy lojtarë

18:33 | 27/03/2017
në Sport, Te Fundit
0
Hysaj i del në krah De Biazit: Nuk prishet grupi për dy lojtarë
Elseid Hysaj mbështet De Biazin në përplasjen me Taulant Xhakën.

Mbrojtësi ishte përkrah trajnerit në daljen e sotme para mediave në prag të miqësores kundër Bosnje-Hercegovinës në “Elbasan Arena”.

Për 23-vjeçarin shkodran, largimi i një apo dy lojtarëve nuk e prish grupin e Kombëtares.

Sipas tij, trajneri është fuqiplotë në përzgjedhjen e futbollistëve që grumbullohen dhe që zbresin në fushën e lojës.

“Në Shqipëri flitet më shumë për gjërat e vogla që ndodhin, sesa për skuadrën. Nga 23 lojtarë që ka trajneri, nuk besoj se dy prej tyre mund të prishin gjithë grupin e Kombëtares. Grupi nuk do të prishet për dy lojtarë, ato janë zgjedhje të trajnerit. Janë 23 lojtarë dhe të gjithë duan të luajnë. Ka nga ata që nuk kanë luajtur kurrë e që rrinë urtë. Këto gjëra i di trajneri, është ai që vendos kush luan e kush jo, kush vjen në Kombëtare e kush jo.

Ne jemi të përqendruar të stërvitemi, të luajmë mirë dhe të kërkojmë gjithnjë më shumë. Jemi të gjithë çuna të rinj, mbrojtja është e tëra e re dhe besoj se me pak më shumë përvojë do të kemi një të ardhme shumë më të mirë”.

Pas reagimit të Taulant Xhakës ku tha se trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biiazi shqetësohet më shumë për lekët ndërsa vetë Xhaka për Shqipërinë, erdhi reagimi i De Biazit.

Në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Bosnjën, ai thotë se në Kombëtare ka rregulla dhe të gjithë duhet t’i zbatojnë. Ai gjithashtu thotë disa fjalë jo fort të mira për Xhakën.

“E rëndësishme është skuadra dhe jo Xhaka. Nuk e them dot të vërtetën e plotë pasi detyra ime është të mbroj lojtarin. Xhaka duhet të presë shansin e tij por lojtarët të respektojnë grupin dhe trajnerin. Për të qëndruar në grup ka rregulla. Kush nuk dëshiron të jetë pjesë e kombëtares mund të largohet” ka përfunduar De Biazi.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka bërë një reagim të ashpër ndaj trajnerit të Xhani De Biazi. Ai ka mohuar fjalët e thëna nga trajneri dje në konferencë për shtyp, i cili u shpreh se futbollisti i Bazelit u largua nga grumbullimi i kombëtares për shkak të një problemi.

Xhaka ka konfirmuar se i ka kërkuar sqarim trajnerit për faktin që nuk u aktivizua ndaj Italisë dhe nuk ka marrë një përgjigje nga ai. Futbollisti ka pranuar se u largua nga kombëtarja për shkak të problemeve me De Biazin dhe tashmë nuk dihet se si do të jetë e ardhmja e tij në kombëtare për aq kohë sa italiani do të vazhdojë të jetë në drejtim të ekipit. Ndeshja miqësore me Bosnjën  do zhvillohet nesër në orën 18:00 në ‘Elbasan Arena’.

(M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: Elseid Hysajkombetarja shqiptare
Pas

“Na e futën kancerin në gjak”, banorët protestojnë për landfillin në Fier, debate në këshillin bashkiak

Para

“Rama dhe Kumbaro na vodhën projektin, ‘Një Urë për në Otranto’ ishte ideja jonë”, dy artistët të irrituar

Para
“Rama dhe Kumbaro na vodhën projektin, ‘Një Urë për në Otranto’ ishte ideja jonë”, dy artistët të irrituar

“Rama dhe Kumbaro na vodhën projektin, ‘Një Urë për në Otranto’ ishte ideja jonë”, dy artistët të irrituar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.