Raporti midis Karlo Ançelotit dhe Elseid Hysajt është përmirësuar gjatë javëve të fundit. Shkodrani po merr gjithnjë e më shumë minuta, por gjithsesi e ardhmja te Napoli mbetet në dyshim.
Së fundmi media shtetërore italiane “RAI”, raporton se mbrojtësit të djathtë do të vihet para një zgjedhje gjatë muajve të verës. Në rast se Hysaj nuk do të pranojë të rinovojë kontratën që mbaron në vitin 2021, atëherë 25-vjeçari do të shitet drejt klubit që përgatit ofertën më të mire, shkruan gazeta sportiexpres.
Gjatë merkatos së verës që lamë pas, Hysaj u përfol shumë për një kalim te Çelsi ku do të ribashkohej me trajnerin e tij Mauricio Sarri, ndërsa në javët e fundit ka zëra që e çojnë lojtarin e kombëtares shqiptare drejt Atletiko Madrid.