Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj ka qenë protagonist në takimin e mbyllur të Serise A mes Cagliarit dhe Napoli.
Elseid Hysaj e nisi titullar këtë takim, por në krahun e majtë të mbrojtjes.
Ka mjaftuar një gol i Mertens që napolitanët të dalin triumfues. Mbrojtësi i kombëtares pason te Mertens brenda zonës, i cili shënon një gol shumë të bukur.
Të besuarit e Gatussos kanë marrë fitoren e tretë radhazi në këtë transfertë të vështirë.
R.G/FAXWEB.AL
Discussion about this post