02:37 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Hysi: Braimllarit i kërkoj ndjesë nëse është ndjerë i kërcënuar. Opozita ka frikë nga krijimi i KLP-së

17:46 | 21/12/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hysi: Braimllarit i kërkoj ndjesë nëse është ndjerë i kërcënuar. Opozita ka frikë nga krijimi i KLP-së

Vasilika Hysi, deputetja e partisë Socialiste e ftuar në Fax Neës i është përgjigjur sekretarit të përgjithshmë të LSI-së, Endrit Braimllarit pas deklaratës se u kërcënua nga Hysi.

Deputetja u shpreh se nuk e kishte kërcënuar dhe kërkoi ndjesë për keqkuptimin.

“Unë jam një nga firmëtaret që ka kërkuar masat disiplinore ndaj Braimllarit.

Ne ishim të ulur në séance kur Braimllari erdhi me një vrull në foltore. U kthye, hoqi xhaketën dhe u kthye sërish duke ofenduar. Unë i thashë ‘Nuk të shkon, nëse nuk i di rregullat se nuk je jurist, pyet të afërmit e tu që i ke gjyqtarë e jurist’. Ky nuk është kërcënim.

Nëse ai është ndjerë i kërcënuar i kërkoj ndjesë por ky nuk është kërcënim. Nuk kam faj unë që ai është i ri, pa njohuri, nuk di rregullat juridike, dhe nuk kamkulturë juridike,”- deklaroi Hysi.

Persa i përket çështjes së krijimit të organeve të drejtësisë, KLP dhe KLGJ, Hysi theksoi se opozita ka frikë nga krijimi i këtyre organeve.

“Nëse deri më sot e kam thënë në mënyrë të butë, tashmë jam e bindur që opozita ka frikë për krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.Kjo sepse ky hap do të thotë që do të bien të gjithë peshqit e mëdhenj të politikës.”- tha deputetja e PS.

“Kur flasim për integrim eurpian, opozita nuk e kupton se meritën e integrimit nuk e merr vetëm maxhoranca por e gjithe shoqëria politike. mPrandaj ne kemi bërë gjithmonë thirrje për të pasur mbështetje. Shqipëria të mos e hubasë më këtë tren, pasi jemi në stacion. Që të hipim në këtë tren duhet të tregohemi një shoqëri model.”- tha Hysi përsa I përket çështjes së integrimit të Shqipërisë ne Europë.

Në lidhje me qëndrimin e Kryeprokurores Arta Marku në detyrë, deputetja Vasilika tha se e gjitha varet nga sa kohë do të marrë krijimi i organeve të drejtësisë.

“Unë jam juriste dhe mund të them se qëndrimi i zonjës Marku në detyrë varet nga koha që do të marrë krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe ai Gjyqësor.

Për aq kohë sa nuk është krijuar Këshilli I Lartë i Prokurorisë, Kryeprokurori i përkohshëm ka përsipër vetëm disa kompetenca të cilat janë të listuara.”- përfundoi ajo.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: braimllari dhuenkercenimKLGJKLPvasilika hysi
Pas

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB: Bashkëshorti im ka origjinë shqiptare (FOTO)

Para

Deputeti demokrat mbetet dy orë në trafik: Robt velinës (FOTO)

Para
Deputeti demokrat mbetet dy orë në trafik: Robt velinës (FOTO)

Deputeti demokrat mbetet dy orë në trafik: Robt velinës (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.