Prokuroria për Krimet e Rënda ka dënuar me 3 vite burg ish-nëndrejtorin e Burgjeve. Ish-nëndrejtori i Burgjeve, Iljaz Labi i akuzuar për korrupsion.
Ndërkohë Gjykata ka dhënë 4 vite burg për Shemsi Sinanin, 3 vite për Nexhmi Ballën dhe Ylber Kalanë.
Ai akuzohet se gjatë zhvillimit të tenderave në institucionin ku edhe mbante postin, ka favorizuar disa firma private e konkretisht firmat “DOGLE”, “M.B.Kurti”, “VLLAZNIA” e “Nelsa”, të cilat kanë marrë të gjitha tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime të IEVP në të gjithë vendin.
Administratorët e këtyre kompanive bënin marrëveshje me njeri-tjetrin dhe me funksionarin për të kryer konkurrim fiktiv për tenderët e ushqimit. Këta shtetas takoheshin me njeri-tjetrin dhe binin dakord paraprakisht se kush do të ishte fituesi.
Për të realizuar qëllimin administratorët kanë paguar ryshfet tek shtetasi Iljaz Labi, që ky i fundit t’u krijonte lehtësirat e nevojshme për t’u shpallur fitues i paracaktuar, duke paguar shumën e 2 milionë lekëve të reja për çdo rast tenderimi.
(M.Q/Faxweb)