Një plagosje më armë zjarri është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen gerrile, pranë zonës së ish-zooteknikës, ku i plagosur ka mbetur shtetasi Hernest Beqiri dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Shkoder, teksa kërkohet ndihmë për gjak A pozitiv.
20-vjeçari akuzohet për vjedhje në vitin 2016, ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i policisë:
Shkodër Informacion Paraprak Më datë 04.11.2017, rreth orës 19.20, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen Guerrile Shkodër, vendi “Ish Zoteknika”, ka të shtëna me armë zjarri Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet e para ka rezultura se në një lokal, është plagosur me armë zjarri shtetasi H. B. 20 vjeç, banues në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar. Shtetasi i lartëpërmendur ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë për jetën. Janë ngritur pika kontrolli dhe po behët krehja e zonës dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Janë shoqëruar disa persona në cilësinë e deshmitarit në D. V. P. Shkodër Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(S.SH/Shuplaka)