Presidentit i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tashmë mund të vizitojë Kosovën pa asnjë pengesë. Siç njofton Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, Vuçiç ka siguruar lejen.
Ai ka thënë për Telegraf se leja për vizitë është aprovuar konform rregullave të përcaktuara. Ndërkohë me datat 8 dhe 9 shtator, presidenti serb do të qëndrojë në veri të Kosovës, ku ndër të tjera do t’iu adresohet edhe serbëve në Kosovë dhe do të paraqesë detaje të planit të tij për Kosovën.