“Fax News” mëson se vlera e pasurive të sekuestruara të Altin Gegës shkon në 5 mln euro.
Pronat u sekuestruan nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve kriminale. Dyshohet se pronat e Gegës e familjarëve të tij vijnë nga aktiviteti kriminal.
Gegës i’u sekuestruan dy pasuri të paluajtshme (ara), në Tiranë, një apartament në rrugën “Myslym Keta” dhe 3 objekte në një kompleks pallatesh në rrugën “Aleksandër Konda”.
Gega i arrestuar si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.