Të ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, gazetari Spartak Koka dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, debatuan rëndë me njëri-tjetrin.
Koka akuzoi Hodajn se policia është treguar e papërgjegjshme, duke mos arrestuar një nga të dyshuarit për grabitjen në Rinas, Fation Xhyliun, pavarësisht se ai ishte shpallur në kërkim.
Mirëpo Hodaj është shprehur se Xhyliu nuk ka qënë i shpallur në kërkim, por ka qenë nën vëzhgim nga policia, për këtë arsye ai është lejuar edhe të kalojë jashtë shteti.
Kaq ka mjaftuar që debati të nxehet edhe më shumë, pasi të dy filluan të akuzonin tjetrin për gënjeshtar.
Xhyliu është një nga katër të arrestuarit e mbrëmjes së sotme, i cili akuzohet për grabitjen e së enjtes në Qafë-Kashar, si edhe për grabitjen me të njëjtën skemë të vitit 2015, në të njëjtin aks rrugor. (D.D/Shuplaka)