Aktori, Paul Walker humbi jetën disa vite më parë në një aksident tragjik. Por së fundmi vajza e tij, Meadow ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto, e cila nuk ishte publikuar kurrë parë.
Në këtë foto aktori i ndjerë, i filmit “Fast and Furious” shfaqet duke u larë në oqean së bashku me një derr të egër.
Fjalët që Meadow ka zgjedhur për të treguar se sa shumë i mungon babai i saj janë rrëqethëse. Krahas kësaj fotoje, ajo ka shkruar: “Duke menduar për ty.’’
Meadow është 20 vjeçe. Kujtojmë këtu se ajo është fëmija i vetëm që aktori pati.
Kujtojmë këtu se nuk është hera e parë që, ajo tregon se sa shumë i mungon babai i saj.

Paul Walker
‘Flags of Our Fathers’ film premiere presented by Paramount, Los Angeles, America – 09 Oct 2006
Discussion about this post