23:00 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I ati në spital, vajza e Dritëro Agollit publikon poezinë: Dhe bëjnë sikur u vjen keq: “Vërtet i sëmurë”?

21:59 | 31/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
I ati në spital, vajza e Dritëro Agollit publikon poezinë: Dhe bëjnë sikur u vjen keq: “Vërtet i sëmurë”?

Tre ditë më parë shkrimtari i madh Dritëro Agolli u dërgua me urgjencë në spital për shkak të problemeve me rrugët e frymëmarrjes. Pak orë më pas, vajza e tij Elona e ka përshëndetur të atin përmes publikimit të një poezie në Facebook.

“Këta që vdekjen ma ndjellin janë poetët,

Poetët me njëri-tjetrin nuk duhen kurrë!

Kur gripi më zë i ngrenë veshët

Dhë bëjnë sikur u vjen keq: “Vërtet i sëmurë”?”, thuhet në vargjet e fundit të poezisë.

 Mos vallë Elona me këtë përpiqet të thotë se disa njerëz po i urojnë vdekjen të atit në këtë moment?! Sepse ajo mund të kishte publikuar edhe një poezi tjetër për shkrimtarin dhe poetin e madh. Sido që të jetë, ne i urojmë shërim të shpejtë Agollit. (D.D/Shuplaka)

Poezia e Dritëroit:

Dalëngadalë

Mbaruan të gjitha gjërat që kishte shtëpia:

Në oborr u tha në fillim një dardhë,

U shterr dhe pusi i madh tek avllia

Ku kishte koliben qeni i bardhë.

 

Dhe vdiqën njëri pas tjetrit

Im atë, vëllezërit e tij, së fundi dhe nëna;

Tani kam mbetur veç unë këtu nga të vjetrit

Tek bulevardi zvarris këpucët e ngrëna.

 

Kështu, më i vjetri nga fisi jam unë

Gëzohem që rroj me miqtë e mi të hershëm të rrallë,

Por ka edhe të tjerë, madje edhe shumë,

Që thonë: “Ende ky gjallë”?

 

Këta që vdekjen ma ndjellin janë poetët,

Poetët me njëri-tjetrin nuk duhen kurrë!

Kur gripi më zë i ngrenë veshët

Dhë bëjnë sikur u vjen keq: “Vërtet i sëmurë”?

elona

 

 

Etiketa: Dritero AgolliElona Agolli
Pas

Kokëdhima në Fier: PS në situatë kritike, nuk merr dot as 60 mandate në zgjedhje

Para

U filmua duke marrë para, Drejtoria e Burgjeve shkarkon komisarin e Peqinit

Para
U filmua duke marrë para, Drejtoria e Burgjeve shkarkon komisarin e Peqinit

U filmua duke marrë para, Drejtoria e Burgjeve shkarkon komisarin e Peqinit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.