Rreth një javë më parë, futbollisti i preferuar i femrave konfirmoi lindjen e binjakëve të tij. Djali i tij i parë, Cristiano Ronaldo i riu, u njoh me motrën dhe vëllain e tij të vogël, gjatë pushimit të tyre të parë familjar.
Sot, futbollisti 32 vjeçar ka publikuar në faqen e tij të Instagramit foton e parë familjare, ku katër djemtë e famijes shfaqen sëbashku.
Dy binjakët e quajtur Mateo dhe Eva, kanë marrë 105 milionë pëlqime nga ndjekësit e fituesit të Topit të Artë.
Në foto, Ronaldo shihet teksa mban në krahë njërin prej vogëlushëve, ndërsa tjetrin e mban në krah vëllai i madh.
“I bekuar”, shkruan Ronaldo në diçiturën e fotos.
Kujtojmë se fëmijët janë sjellë në jetë nga një nënë surrogate, emri i të cilës nuk dihet ende. (D.D/Shuplaka)