T’ia besosh shtëpinë dikujt në vendin tonë është përherë e më e vështirë. Kjo dhe për faktin se të kesh një punonjëse në banesë nuk është shumë e përhapur.
Dhe për ta vërtetuar stepjen ndaj personave që fut në banesë e vërteton rasti që vjen nga Korça. Një vajzë 31-vjeçare nga ky qytet u arrestua nga policia, e akuzuar për vjedhje.
“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases Blerta Serani, 31-vjeçe, banuese në Korçë”- njofton policia.
Sipas saj, arrestimi i te rese u bë pasi dyshohet se kjo shtetase në lagjen nr 6 në Korçë, ka vjedhur një varëse floriri në banesën e marrë në përdorim nga shtetasi G.L, 78 vjeç, banues në Selanik-Greqi, tek e cila kjo shtetase punonte si pastruese.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : "Vjedhja" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. (E.K/SHUPLAKA)