Një djalë i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pas ka pësuar një aksident në vendin e punës.
27-vjeçari Kurt Nezha, i cili punonte si kopshtar, u godit dje nga një trung peme në kokë teksa punonte së bashku me një shqiptar tjetër në një kopsht në komunën Arenzano, pjesë e provincës së Genova-s.
Nezha u dërgua me urgjencë në spital, mirëpo për fat të keq nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve. “Ansa” shkruan se policia po heton çështjen si aksident gjatë punës, mirëpo në hetim janë përfshirë edhe autoritetet shëndetësore. (D.D/Shuplaka)